Barcelona e Xavit bëhet “nostalgjike”, kërkon rikthimin e sulmuesit në janar

Pas lajmit që Barcelona kërkon rikthimin e Dani Alves në ekip, një tjetër lajm vjen nga “tuttomercatoweb”.

Sipas tyre, Xavi kërkon rikthimin  e sulmuesit kilian, Alexis Sanchez. Kujtojmë se Sanchez në kohën kur luante për Barcelonën ai ka luajtur 141 ndeshje ku ka realizuar 46 gola dhe 37 asiste.

Xavi e pëlqen shumë kilianin dhe me dëmtimin e Agueros e bënë më të mundur rikthimin e tij. Gjithashtu mundësitë përforcohen sepse Inter është shumë pranë transferimit të Raspadorit, gjë e cila do tli hapte derën për tu larguar Sanchez-it.

Për kilianin gjithashtu interesohet dhe Atletico Madrid./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 16:51