Në qelinë e burgut të Klement Çalës, njërit prej protagonistëve të grabitjes së miliona eurove në Rinas, gjatë kontrolleve i është gjetur një aparat celular.
Nuk ka informacion se si ka hyrë celulari aty, por pas gjetjes së celularit, Çala do të futet në izolim për 3 muaj.
Ai do t’i nënshtrohet një regjimi më të rreptë, ku do ti ndalohen takimet dhe telefonatat me familjarët.
Klement Çala së bashku me të vëllanë e tij, u arrestuan vitin e kaluar, pas 3 vitesh në arrati, teksa qëndronin të pashqetësuar në një vilë luksoze në zonën e Qerretit.
Çala është i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas, për të cilën më herët janë arrestuar 12 persona të tjerë, ndërsa Admir Murataj humbi jetën teksa në grabitjen e fundit më 9 prill 2019 tentonte të largohej.
Në këtë grabitje shuma e marrë ishte 4.6 milion euro ndërsa në total në 6 grabitje shuma e marrë nga grupi ku bënte pjesë edhe Klement Çala arrin në mbi 45 milion euro./albeu.com/