“Spiuni” që çoi policinë te “varri” i biznesmenit në Dajt

Nga Xhensila Kodrazbardhet-ekspertiza-biznesmeni-u-vra-me-dy-plumba-shoku-qe-dyshohet-se-i-ngriti-kurth-kyc-gojen/”>Ekspertiza mjeko ligjore në morg ka zbuluar se biznesmeni Ruzhdi Hoxha është dhunuar dhe qëlluar me dy plumba. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se një prej plumbave ai e kishte marrë në qafë e tjetrin në gjoks.

Rrethanat e vrasjes së tij janë ende të paqarta për policisë dhe prokurorinë, për sa kohë nuk është siguruar ende dëshmia e Fredi Rrushit, shok i viktimës dhe i dyshuarit kryesor për këtë krim. Ditën e sotme, hetuesit do t’i komunikojnë atij akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43-vjeçari Rrushi do të ripyetet në cilësinë e personit të dyshuar të vrasjes së shokut të tij.

Fillimisht, ai u shoqërua në komisariatin nr. 5 si personi i fundit që ishte takuar me Hoxhën. Pasi deklaroi se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij, policia e arrestoi atë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezultonte i dënuar për trafik droge. Por tashmë, ai do të hetohet në vendin tonë për akuzën e vrasjes.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha rezultonte i zhdukur që prej mbrëmjes së 20 tetorit. Dy javë më pas ai u gjet i vrarë dhe i mbuluan me zhavor në greminë në Qafë Mollë, në zonën e Dajtit.

Por si arriti policia të gjejë vendin ku u vra e u hodh biznesmeni 43 vjeçar?

Pak ditë më parë, pranë Shkollës së Bashkuar u gjet celulari i thyer i Hoxhës. Kjo provë bëri që hetuesit për celularit, ndihmës së antenave telefonike të zbulonin itinerarin e lëvizjes dhe të këqyrnin kamerat e sigurisë përgjatë zonës. Ato kishin fiksuar lëvizjen e Fredi Rrushit drejt Dajtit me mjetin “Passat”. Pak kërkimeve dy ditore me qen, në Qafë Mollë fillimisht u zbulua xhupi me njolla gjaku, e më pas trupi i pajetë i biznesmenit.

Grupi hetimor tashmë ka të qartë edhe itinerarin që Rrushi ka ndjekur nga zona e “3-shit” drejt Dajtit. Fillimisht, ai kishte telefonuar mikun e tij Ruzhdi Hoxhën 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Më pas kishte marrë një prej personave që ndodhej në tavolinë me Hoxhën. Rreth orës 23:00, Fredi Rrushi kishte shkuar ta merrte atë me makinë. Aty ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët zbritën nga mjeti.

Dy miqtë, Rrushi e Hoxha vazhduan rrugën drejt Dajtit. Pasi kishte kryer krimin, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3 të mëngjesit, ku kishte hedhur edhe celularin e Hoxhës përgjatë rrugës. Si pistë kryesore të vrasjes, policia ka konfliktet e borxhit dhe parcelat me kanabis./ Abcnews.al/