Atletico Madrid interesohet për mesfushorin e Inter-it

Drejtori sportiv i Inter-it, Piero Ausilio të mërkurën tha se së shpejti do të takohet me agjentët e Marcelo Brozovic për të diskutuar rreth rinovimit të kroatit.

Regjisori i klubit zikaltër ende nuk është ulur të diskutojë për rinovimin ose të pranojë publikisht që do të qëndrojë tek kampionët në fuqi të italisë. Pas ndeshjes me Sheriff ai u pyet nga gazetari në lidhje me rinovimin dhe ai shkurtimisht tha “ Të shohim”.

Kroatit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe Interi nuk dëshiron ta humbas mesfushorin më të mirë në Itali me parametra zero. Më herët nga zërat nga mediat franceze thonin se për të ka një interesim nga PSG.

Së fundmi, në Spanjë thuhet se Atletico Madrid ka shfaqur interes për kroatin dhe ka kërkuar informacione në lidhje me të. Siç thuhet në Itali, Brozo nuk po nxiton të rinovojë për arsye se po studion të gjitha interesimet e ekipeve të tjera për të./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 13:57