13 kompani Call Center-i janë vënë nën hetim nga SPAK për mashtrimin që dyshohet se i kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sekreti ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.
Mësohet se janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.
Qytetarët kanë rënë pre e një skeme mashtrimi financiar duke u kontaktuar nga specialistë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë. Ata mashtrohen duke investuar jashtë vendit të tyre në depozita financiare të rreme./TCH