Hazard? Ancelotti: Në karrierën time si trajner nuk kam detyruar asnjë futbollist të qëndrojë

Skuadra e Real Madrid fitoi me rezultatin 1-2 kundër Elches. Protagonisti kryesor i madrilenëve ishte padyshim Vinicius Junior.

Të dy golat u shënuan nga Vinicius Junior, i dhuroi 3 pikët e radhës skuadrës së tij, me Realin që është i pozicionuar në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 24 pikë.

Pas kësaj ndeshje foli edhe trajneri  Carlo Ancelotti, për një nga situatat më delikate në klub. Çështja Eden Hazard është delikate, sepse lojtari dëshiron të largohet nga Spanja.

“Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë kur ata duan të largohen. Sipas mendimit tim personal, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, përfundoi tekniku italian./albeu.com


Shtuar 1.11.2021 15:34