Mbrëmjes e së premtes reperi I njohur nga Kosova, Fero, u arrestua nga Policia e Kosovës.
Ai ra në pranga bashkë me truprojën e tij, kjo pasi dyshohet që kanë sulmuar në studion e tij producentin Jetmir Agaj.
Ndërsa, pak minuta më parë ka ardhur reagimi i parë nga bashkëshortja e Feros, modelja Arbenita Ismajli. Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku ata shfaqen së bashku dhe ka shprehur mbështetjen e saj publikisht.
Ndër të tjera, Arbenita ka shkruar se ‘një mbretëresh gjithmonë do ta mbrojë mbretin e saj’.
Kujtojmë që sherrin e ndodhur e ka konfirmuar vetë Agaj në një prononcim për mediat vendase.
“Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, u shpreh ai./albeu.com/