Rritja e çmimeve në Shqipëri ka shkaktuar kritika të mëdha nga qytetarët të cilët nesër kanë parajmëuar protestën e parë.
Në mesditë në orën 13:00, pritet të zhvillohet një protestë për uljen e çmimit të karburantëve.
Protesta pritet të zhvillohet në autostradën Tiranë-Durrës ku është lajmëruar se do të fiken makinat në mes të rrugës.
“Protestë! Fike makinën!,”-thuhet në lajmërimin e protestës.
E gjitha vjen pas rritjes së çmimit të gazit për litër pasi është dyfishyar brenda një viti. Në fillim të vitit 2021, gazi ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek drejtuesit e makinave.
Konfederata e Industrive të Shqipërisë kanë paralajmëruar se kjo rritje rrezikon të marrë përmasat e një krize energjetike në vitin 2021-2022. /albeu.com/