Ish- ylli i Chelsea , Didier Drogba ka ofruar spitalin e tij në Bregun e Fildishtë që të përdoret si një qendër trajtimi për koronavirus , pasi vendi përgatitet për një kërcim të madh në raste.
Spitali, që është me qendër në qytetin e Abidjan u hap në vitin 2016 dhe mban emrin e ish-futbollistit të Bregut të Fildishtë, Laurent Pokou, i cili ndërroi jetë në të njëjtin vit që u hap.
Përhapja e tanishme e COVID-19 ka mbetur e kontrollueshme në të gjithë Afrikën, megjithatë ka frikë se virusi vdekjeprurës do të përhapet shumë më shpejt.
Drogba është falënderuar për ‘gjestin e tij patriotik’ nga Vincent Toh Bi Irie, kreu i këshillit rajonal të Abidjan, i cili tha se spitali do t’i ndihmojë ata të luftojnë sëmundjen.
“Falënderojmë Drogba për këtë dhuratë të konsideruar si një akt patriotizmi,”tha Toh Bi.
Rasti i parë i koronavirusit është regjistruar në vendin afrikan me 11 Mars dhe që nga ajo ditë 574 persona janë të diagnostikuar me virus dhe pesë kanë vdekur.