Pamje të rënda vijnë nga Italia, ku një burrë ka dhunuar barbarisht një grua.
Me maskë të spostuar në qafë dhe me syze, burri e kap vajzën nga xhupi, e godet me grushte në fytyrë e shkelma në bark. Më pas ai e tërheq zvarrë në anën tjetër të rrugës dhe kur e reja i lutet që ta lërë të ikë, ai e pështyn në fytyrë.
“Bastarde”, dëgjohet t’i thotë dhe më pas nuk kuptohet mirë. Në mesin e tyre futet edhe një burrë tjetër, por që nuk ja del dot mbanë ta ndalojë dhunuesin dhe largohet. Pasi ai e godet sa mundet largohet dhe e lë vajzën të shtrirë në tokë.