Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 5 persona, të cilët nuk kanë rrespektuar masat e marra me qëllim parandalimin e pandemisë.
Punonjësit e policisë, kanë konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasin N. K., i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt. Ky shtetas ishte konstatuar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.
Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Këta shtetas janë proceduar penalisht, pasi në rrugën “Myslym Shyri“, shtetasi E. H. është kapur nga shërbimet e Policisë duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore, të cilat ia kishte dhënë për t’i shitur shtetasit D. K.
Ndërkohë, në Elbasan është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.
Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”.
Policia e Shetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që t’i mbajnë mbyllur lokalet e tyre, në zbatim të Aktit Normativ të datës 15.03.2020, pasi në të kundërt do të ndëshkohen në bazë të këtij Akti.
Njëkohësisht apelon për të gjithë administratorët e njësive tregtare që të mos abuzojnë me çmimet, pasi kontrollet do të jenë më të shtuara dhe në rast konstatimi të abuzimit me çmimet, do përballen me ligjin