Si u fsheh përdhunimi në Ishëm, çfarë thuhet dosjen e arrestimit të policëve në Durrës

Policia arrestoi një numër të madh të kolegëve të tyre dy ditë më parë në Durrës për shkak se akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje në Manzë dhe zonat përreth kundrejt rryshfetit.

Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar Agim Osmani dhe Gani Dama, Sami Xhafa, Nikoll Marku, Ermand Petova, Besnik Domi, Dishir Dakoli, Petrit Neziri, Haxhi Shera, Ndriçim Shika, Astrit Nuri, Gjergj Gerco, Marius Shahini, Julian Kacadej si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, ndaj të ndaluarëve Adem Lika, Qerim Doka, Gjon Zefi, Paulin Meta dhe Dritan Koçi, si të dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Abc News ka siguruar dosjen e prokurorisë me akuzat për secilin prej tyre ku duket se kemi të bëjmë edhe me fshehjen e një perdhunimi.

Sipas dosjes më datë 3 nëntor 2019 një zonjë nga zona e Ishmit në Durrës ka bërë kallëzim përdhunim ndaj S.H.

Sipas dëshmisë, ajo ishte duke shkuar në shtëpi kur S.H ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas padisë, nënkomisar Ermand Petova ka shkuar për kontroll në shtëpinë e të akuzuarit, por ka raportuar se nuk e ka gjetur aty, raporton abcnews.al.

Por, prokuroria ka zbuluar se i akuzuari ndodhej në shtëpi, ndërsa Petova nuk e ka kapur për shkak se kishte njohje me të.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve N/komisar Ermand Petova janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S. H (emër i njohur për redaksinë), i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, me arsim 8 klasë, i pa punë, sepse me datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetësia V.H (emër i njohur për redaksinë), se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kamë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Neni 102 i K. P. Nr. Unik 201911030081. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit S.H në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Më datë 06.11.2019, ora 12:57, datë 06.11.2019, ora 5:04:24 PM, datë 08.11.2019, ora 10:01:54 nga bisedat telefonike me personit në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ Erman Petova dhe të dyshuarit S.H, nuk pati rezultat për provuar veprën penale.

Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi e policisë P.H.


Shtuar 11.01.2020 11:40