Zbulohet arsyeja pse Alketa u hakmorr me Xhemin dhe jo Salsanon?

Prej disa ditësh rrjeti po zihen nga “lufta” e Alketa Vejsiut me Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca.

Xhemi Shehu së bashku me Salsano Rrapin, postuan një video ku ironizonin Alketa Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës, dhe këndoi disa këngë.

Alketa ndërkohë iu kthye me këtë postim:

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!
Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!
Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!
Juve si ju duket më mirë ?
Dikur apo Sot?”- shkruhet në profilin e revistës.

Komentuesit e shumtë hedhin dritë për një inat personal të vjetër të Alketës me Xhemin, ndoshta që nga koha kur të dyja punonin në “Top Media”, Xhemi në “Top Channel” dhe Alketa në “Top Albania Radio”, ndërsa ishin në fillimet e karrierës së tyre. /albeu.com/


Shtuar 11.01.2020 11:45