Kryemadhi-Ramës: Boll me tradhti e thika pas shpine për Kosovën e Shqipërinë

Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat nga Elbasani i është drejtuar ashpër kryeministrit të vendit, Edi Ramës.

“Boll me tradhtitë dhe thikat pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Rikthehu në vendin tënd, se ky vend të rriti.”. Ky ka qenë mesazhi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, drejtuar kryeministrit Edi Rama, teksa flet për ‘thika pas shpine’ që ky i fundit po i drejton sipas saj Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga takimi me strukturat e LSI-së në Elbasan, Kryemadhi tha se ky vend kontribuoi për shkollimin dhe ekspozitat e Ramës, ndërsa shton se kryeministri rrezikon të mbetet pa Atdhe dhe pa fe.

“I bëj thirrje jo vetëm sponsorizuar të tij, por edhe Edi Ramës, boll me tradhtitë dhe thikat pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Rikthehu në vendin tënd, se ky vend të rriti. Pagoi pafundësisht për shkollën tënde, për karrierën tende, për ekspozitat e tua. Duaje vendin tënd, se ky vend të do, se në të kundërt nuk do të dojë askush tjetër, se do të ngelesh pa Atdhe dhe pa fe. Zoti i ruajt shqiptarët.”, -tha Kryemadhi.


Shtuar 11.01.2020 11:37