Rusia u ka bërë thirrje këtë të mërkurë vendeve në kufij me Afganistanin që të mos lejojnë praninë ushtarake të SHBA-së apo NATO-s në territorin e tyre.
“Ne u bëjmë thirrje fqinjëve të Afganistanit që të mos lejojnë trupat e SHBA-së dhe NATO-s të lëvizin në Afganistan pas tërheqjes nga Afganistani,” ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë parë gjithmonë Afganistanin vetëm si një mjet për të zgjidhur qëllimet e veta egoiste gjeopolitike.
Sipas Lavrov, Afganistani tani e ka të nevojshme të rinisë nga fillimi dhe të rimëkëmbet pas gjithë atyre viteve luftime në vendin e tyre./albeu.com/