Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është gjithmonë një mbështetëse e madhe e artistëve. Ajo herë pas here e ka treguar publikisht jo vetëm përmes postimeve të ndryshme, por edhe nëpër intervista.
Më e fundit është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila mesa duket është nga të preferuarat e Osmanit.
Gjatë një interviste, kjo e fundit ka cituar një pjesë të këngës së saj. Duke dhënë një shpjegim, presidentja përdori fjalën “Llafe llafe”, këngë kjo e albumit të fundit të këngëtares “Dafinë moj”.
“Ai ose ajo janë llafe që po thotë Dafina”, u shpreh Osmani.