Barcelona vazhdon akoma të shfaqë interes për Federico Bernardeschi.
Raportime nga e përditshmja spanjolle ‘Sport’ bëjnë të ditur se Barcelona është përsëri e interesuar për shërbimet e Bernardeschi.
Mesfushori italian lidhej me kalimin te Barcelona edhe gjatë janarit, duke u përfshirë në një skenar shkëmbimi me Ivan Rakitic.
Me Bernardeschi po lidhet edhe skuadra e Milan, të cilët janë gati të ofrojnë shëbrimet e Lucas Paqueta.
Bernardeschi mund të përfshihet në disa role, përfshirë atë të mesfushës, trekuartistit, si pjesë e tridentit të sulmit, ose si anësor, por ai ka dështuar të impersionojë trajnerin Maurizio Sarri.