E rëndë në Elbasan, gjendet i mbytur në liqen 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Belsh të Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në liqen është gjetur i mbytur një 25-vjeçar.

25-vjeçari me inicialet E.H banues në Belsh, është gjetur nga policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i plotë i policisë:

Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 11.04.2020 16:57