Haaland dëmtohet sërish, ja sa pritet të mungojë

Erling Haaland do të jetë për disa javë jashtë fushe për shkak të dëmtimit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Dortmundit, Marco Rose të premten.

“Haalandi nuk do të jetë në dispozicion për disa javë për shkak të lëndimit tjetër që e ka marrë. Shpresoj që ai të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet në fushë, pasi është i rëndësishëm për ne”, ka thënë Rose.

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në dhjetë ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat. /albeu.com/


Shtuar 22.10.2021 16:08