OBSH: Covid-19 mund të ketë vrarë deri në 180 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor

Covid-19 ka prekur rëndë stafin e kujdesit shënderësor dhe mund të ketë vrarë nga 80 mijë deri në 180 mijë punonjës, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi për t’u vaksinuar dhe  kritikoi padrejtësinë në shpërndarjen e dozave.

Më herët, një zyrtar tjetër i lartë i OBSH-së paralajmëroi se mungesa e injektimeve mund të bëjë që pandemia të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Vlerësohet se ka rreth 135 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në mbarë botën./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 20:42