“Ky është viti i fundit që bëj Për’puthen”, Olsa Muhameti tregon vendimin e papritur

Aktualisht, në Top Channel, transmetohet sezoni i tretë i “Përputhen”, që sigurisht ka ngjallur swrish polemika. Miliona klikime, komente, shkrime, të gjitha për historitë e disa të rinjve, që zgjedhin ta gjejnë dashurinë në ekran.

Pas suksesit, sigurisht, veç formulës interesante, qëndron stafi, me në krye, autoren e programit, Olsa Muhameti. Mirëpo, siç tregon ajo, puna në “Për’puthen” është ‘strapacuese, ezauruese’, ndaj ajo ka zbuluar planet e saj për të ardhmen, pasi ky sezon të përmbyllet.

Olsa ka zbuluar se ky mund të jetë ndoshta viti i fundit që bën “Për’puthen” dhe për këtë e ka një arsye.

“Mendoj se ky është viti i fundit që bëj Për’puthen. Kështu që do të më duhet të pushoj”, shkruan autorja në një ‘mini-intervistë’ të zhvilluar me ndjekësit në Instagram. Megjithatë, ajo shkruan se pas kësaj do të vijë me një program të ri, ndonëse nuk ka treguar asgjë më shumë.


Shtuar 19.10.2021 12:32