Vllaznia dhe Dinamo u përballën ditën e sotme në kuadër të javës së pestë të Abissnet Superiore.
Ndeshja e cila u mbyll me fitoren e vendasve dhuroi një “lumë” golash dhe spektakël.
Ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin në minutën e 5 me Ibraimin, por vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 17 barazuan me Diagne. 10 minuta nga fundi i pjesës së parë, Vllaznia do të shënonte edhe golin e dytë dhe të përmbysjes me Durdevic.
2-1 do të ishte rezultati përfundimtar i 45 minutave të para.
E dyta do të niste aty ku u mbyll e para, vendasit do të shënonin edhe golin e tretë në minutën e 55 me Aralica, ndërsa Dinamo do të ngushtonte rezultatin përsëri me Ibraimin i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e panalltisë.
Vetëm 3 minuta më vonë, do të ishte sërish Aralica që do vendoste avantazhin e dyfishtë për Vllazninë.
Parada e golave nuk do të mbaronte me kaq. Skuka do të ngushtonte përsëri rezultatin në minutën e 74 për “Blutë”, por shkodranët do të shënojnë edhe dy gola të tjera në minutat, 83’ dhe 90+6’ me Jonuzin dhe Mustedanagic.
6-3 do të ishte rezultati përfundimtar, me Vllazninë që ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Dinamo në mbetet në vendin e 6 me 6 pikë.