Policia e Kosovës ka ushtruar kontroll në banesën e reperit shumë të njohur shqiptar Xhonatan Isufi ose sic njihet ndryshe “Don Xhoni”.
Kontrolli i befasishëm në banesë ndodhi pas publikimit të fotos me dy kallashnikovë në krah.
Mësohet se reperi është shprehur se ishin armë sa për videoklip.
“I kisha për videoklip,”– mësohet se ka thënë ai. Për këtë arsye, policia është larguar nga banesa e këngëtarit dhe nuk e ka arrestuar atë. /albeu.com/