Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Pëermes një reagimi në Tëitter, Borrell shkruan se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, -ka shkruar Borrell./albeu.com