Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka zhvilluar një takim për afro dy orësh me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.
Burime bëjnë me dije se në takim ishin edhe drejtues të sektoreve të ndryshme.
Në takim është diskutuar për goditjen e grupeve kriminale.
I pranishëm ka qenë dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ku është diskutuar edhe për të rinjtë që kanë mbaruar Akademinë e Sigurisë dhe do angazhohen në rend. Kjo për të motivuar në katierë efektivët e rinj.
Ky takim vjen gjithashtu një ditë para përfundimit të afatit 100 ditorë të lënë nga kryeministri Edi Rama për të gjithë drejtuesit e policisë./albeu.com