Të njëjtin fat me të birin, lihet në burg Selim Çekaj

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Selim Çekaj i cili ditën e djeshme është kapur me 49 kg kokainë brenda kontenierit me banane.

Gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Kujtojmë se dhe i biri, Arbër Çekaj vuan dëqnimin me burg pasi u kap me 613 kg kokainë tre vite më parë.

 


Shtuar 2.04.2021 15:31