Vrasja e policit Prela, gjykata merr vendimin për të arrestuarin e vetëm

Gjykata e Lezhës ka refuzuar kërkesën për lirim të 26-vjeçarit Nikoll Sherniku, i cili është arrestuar për vrasjen e efektivit të repartit të FNSH-së,  Xhulio Prela. Kërkesa për ndryshim mase sigurie është bërë nga Shermiku në fazën e seancës ku jepet informacioni dy mujor.

Ndërkohë gjyqtari ka sjellë rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sherniku është personi i vetëm që ndodhet në burg për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Lezhës. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Brilant Martinaj dhe një person i tretë që dyshohet se ka marrë pjesë në këtë vrasje.

Vetë Sherniku, ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, pasi në kohën kur ka ndodhur vrasja e Xhulio Prelës, ai ishte në gjumë tek banesa e vjehrrit të tij.

Ndërsa makinën që policia pretendon se është përdorur në vrasjen e Prelës, ja kishte dhënë dy shokëve të tij. Xhulio Prela, mesnatën e ndodhjes së krimit ndodhej në Shkodër pasi kishte çuar në banesë një mikun e tij. Ai është ekzekutuar teksa po kthehej në banesën e tij në Tiranë.

Shtuar 2.04.2021 03:04