Pse mund të kemi nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?

Shumë nga ne i shmangen bisedave me të panjohurit, duke menduar se ky lloj ndërveprimi është i vështirë dhe i padëshiruar nga të dyja palët. Por sikur ta kemi gabim?

Një studim i ri, sugjeron se dëshira për të biseduar për gjëra konfidenciale me njerëz të panjohur, është në fakt një ndjenjë e zakonshme.

Pra herën tjetër që ju qëllon të flisni me dikë që nuk e njihni, nuk duhet të supozoni se domosdoshmërisht duhet t’i përmbaheni një bisede sipërfaqësore. Ekziston një shans i mirë që personi me të cilin jeni duke folur, të jetë i lumtur që të ndajë me ju disa nga aspektet më personale të jetës së tij, si dhe kundërta.

“Lidhja me të tjerët në mënyra kuptimplote, tenton që t’i bëjë njerëzit më të lumtur. Por njerëzit ngurrojnë që të përfshihen në biseda më të thella dhe më kuptimplota me të panjohurit”-thotë shkencëtari i sjelljes Nikolas Eplej, nga Shkolla e Biznesit në Universitetin e Çikagos.

“Pra ky paradoks social na bënë shumë përshtypje: Nëse lidhja me të tjerët në mënyra të thella dhe kuptimplota rrit mirëqenien, atëherë pse njerëzit nuk e bëjnë atë më shpesh në jetën e përditshme?”- pyet Eplej. Përgjigja e shkurtër sipas Eplej dhe kolegëve të tij është “pritshmëria e gabuar”.

Studimi tregoi se bisedat e thella apo sipërfaqësore me të panjohurit përfunduan duke çuar në ndjenja më të mëdha të lidhjes dhe kënaqësisë sesa pritej fillimisht.

Ka shumë prova se bisedat më të thella çojnë në një lumturi dhe mirëqenie më të madhe, dhe në një qasje më optimiste ndaj tyre mund të sjellë përfitime, pra si për ju ashtu edhe për personin me të cilin po bisedoni. Pasi edhe këta të fundit mund të jenë po aq të etur për t’u hapur sa edhe ju.


Shtuar 12.10.2021 15:12