Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë.
Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen SPAk për plotësimin për të hetimeve për këtë çështje.
Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën e fshehje te ardhurash dhe deklarim të rremë. Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur.
Ish-kreut të kushtetueses Dedja SPAK me vendim të GJKKO-së, ka sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit./albeu.com