Një qytetar në Elbasan i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë duke iu thënë se, Sali Berisha është diell dhe një kapedan që nuk duhet lëshuar kurrë.
“Doktor mirë se erdhe, na kishte marrë malli. Unë do u bëj thirrje shqiptarëve, që Zoti solli diellin në Shqipëri dhe ai jeni ju. Ta dinë mirë shqiptarët se kush largohet nga orbita e këtij diellit, bëhet një shkëmb që nuk ka vlerë fare. Kapedanin e kemi për mrekulli. Kemi një kapedan që nuk duhet ta lëshojmë kurrë. Kemi një kapedan që i ngjan shumë Ataturkut, prandaj mos e lëshoni kapedanit”, tha qytetari./albeu.com
View this post on Instagram