Alzheimeri është i dallueshëm te njerëzit e shëndetshëm vite para se të fillojnë të shfaqin simptoma, sipas një studimi të fundit.
Studiuesit e Universitetit të Glasgow, thonë se një kombinim i ndryshimeve strukturore në tru, mund të nxjerrë në pah njerëzit që janë më të rrezikuar.
Ata studiuan rreth 32,000 britanikë të shëndetshëm, të predispozuar për këtë sëmundje.
Ata që ishin më të rrezikuar nga demenca, kishin ndryshime të vogla në pjesën e trurit të quajtur hipokampus dhe rezultuan më dobët në testet e arsyetimit dhe të vëmendjes.
Ekspertët thanë se gjetja mund të çojë në trajtime ose metoda të reja për të kapur sëmundjen më herët, të cilat mund të nxisin ndryshimet në stilin e jetës dhe të ngadalësojnë përparimin e saj.
Nuk dihet pse disa njerëz zhvillojnë Alzheimer, por historia familjare, pirja e duhanit dhe mbipesha janë të gjithë faktorë rreziku.
Dhjetëra studime gjatë dekadës së fundit kanë lënë të kuptohet se sëmundja mund të kapet dekada para se simptomat të vërehen për herë të parë.
Sëmundja është më e zakonshme në moshat mbi 65 vjeç dhe rritet me moshën, duke prekur 14 persona mbi 65 vjeç dhe një në gjashtë mbi 80 vjeç.