Momenti kur Tornado godet jugun e Italisë, disa të plagosur (VIDEO)

Një tornado e fuqishme ka goditur disa zona të Italisë jugore dhe në veçanti qytetin e Catanias.

Stuhia në formë tornadoje ka sjellë dëme të shuma materiale atje, si dhe ka lënë disa persona të plagosur.

Ndërkohë autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpitë e tyre.

“Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e Bashkisë në Facebook.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.

Moti i keq gjithashtu ndikoi edhe në fluturimet ajrore ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera./albeu.com