Kryetarja e radhës e OSBE-së, Ann Linde, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku pritet të diskutojë mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal si dhe programin e reformave të vendit tonë.
Linde do të takohet me Presidentin Meta dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Ajo gjithashtu do të takohet me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla, përfaqësues të shoqërisë civile në vend dhe prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Linde do të marrë pjesë në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes OSBE-së dhe Shqipërisë për të forcuar punën kundër rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe armëve të lehta.
Në orën 11:40, Linde dhe Xhaçka do të da;in në një konferencë të përbashkët për shtyp.