Një ish-punonjëse e Facebook, është shprehur se drejtuesit e Facebook përfitojnë shuma marramendëse parash duke rrezikuar privatësinë e njerëzve.
Ajo ka akuzuar kompaninë se ka sakrifikuar mbi të mirën publike për fitime marramendëse. Ajo zbuloi dhjetëra mijëra faqe kërkimesh dhe dokumentesh të brendshme, të cilat shkaktuan reagime të ashpra kundër Facebook dhe u zbuluan së fundmi në programin “60 Minutes”.
Frances Haugen, 37 vjeç, tha se mijëra dokumente që ajo kishte mbledhur treguan se kompania po gënjente publikun, duke rritur problematikat ndaj urrejtjes, dhunës dhe dezinformatave, raporton Ekspress.
Sekreti i heqjes së dhjamit të trupit që askush nuk ju tha!
“Ajo gjë që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook. Dhe Facebook, pa pushim, zgjodhi të optimizohej për interesat e veta, si të fitonte më shumë para,”tha ajo.
Në një intervistë me programin “60 Minutes”, Haugen shpjegoi vendimin e saj për të folur në lidhje me funksionimin e brendshëm të Facebook, duke thënë se ishte alarmuar nga ajo që i perceptonte si politikat e kompanisë, që i jepnin përparësi fitimit mbi sigurinë publike.
“Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën,” tha ajo.
Haugen tha se ishte rekrutuar në Facebook si menaxhere produktesh, në vitin 2019, ku kaloi më shumë se një dekadë duke punuar në industrinë e teknologjisë, përfshirë Pinterest dhe Google.
Por, Haugen tha se shumë shpejt filloi të ndjente se Facebook, nuk ishte i gatshëm të ndërmerrte veprimet e nevojshme për të adresuar çështjet e sigurisë, edhe pse i kishte mjetet. Ajo u largua nga kompania në maj të këtij viti.
“Askush në Facebook nuk është keqdashës”, tha Haugen për “60 Minutes”.
Ajo tha se Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook, “kurrë nuk ka vendosur të krijojë një platformë urrejtëse”.
Por, efektet që zgjedhjet amerikane patën në kompani kishin qenë të rënda.
Facebook vërtetoi se mund të bënte më shumë për të adresuar këto probleme kur ndryshoi politikat e përmbajtjes për disa javë rreth zgjedhjeve amerikane të vitit 2020, tha ajo, duke shtuar se kompania qëllimisht i dha një përparësi më të ulët përmbajtjes politike në burimin e saj të lajmeve, raporton Ekspress.
Haugen është thirrur për të dëshmuar para Kongresit të martën për studimet dhe informacione të tjera që ajo ka marrë nga koha e saj në Facebook.
Në vitin 2019, Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë (3.7 miliardë) nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA për “mashtrimin” e përdoruesve në lidhje me aftësinë e tij për të mbajtur informacionin personal privat, pas një hetimi njëvjeçar mbi shkeljen e të dhënave të Cambridge Analytica./albeu.com