EMRI/ Kush është personi që u ekzekutua me armë në Elbasan

Mbrëmjen e sotme Elbasani është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se viktima është Ardian Çollaku (Subashi) baba i dy fëmijëve.

Ardian Çollaku (Subashi) është emër i njohur për policinë në Elbasan dhe në Itali.

Ai ka qenë i dënuar me burg me 23 vite e dy muaj për prostitucion dhe mbajtje armësh pa leje në Itali. Akoma nuk dihet pse ndodhet në Shqipëri dhe nëse ka pasur ndonjë ndryshim nga ana e drejtësisë.

Dyshohet gjithashtu se ka mbetur dhe një person tjetër i plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendngjarja dhe një makinë e djegur është gjetur në Balldre, e cila dyshohet të jetë e autorit/autorëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./albeu.com


Shtuar 4.10.2021 19:36