Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola, është duke kaluar një ditë të zënë sot.
Pas bisedimeve me presidentin e Barcelonës Joan Laporta, Mino Raiola dhe babai i Erling Haaland momentalisht janë në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Laporta, Raiola dhe babai i Erling Haaland gjatë ditës së sotme kanë mbajtur bisedime rreth së ardhmes së yllit të Dortmundit, ku “blaugranët” spekulohet se janë në garë për ta transferuar sulmuesin norvegjez.
Pas bisedimeve me kreun e Barcelonës, Raiola dhe babai i Haaland janë nisur me aeroplan privat në Madrid, ku agjenti i Haaland pritet të mbajë bisedime edhe me gjigantin e La Ligas, Real Madridin, për një marrëveshje të mundshme për transferimin e Haaland te “Galaktikët”.