Horoskopi javor: Nga financat te dashuria, shenjat që duhet të tregojnë kujdes

Horoskopi javor 4-10 tetor 2021

Dashi

Gjatë kësaj jave do keni nevojë jetike për të forcuar bazat tuaja dhe do largoni nga vetja personat toksikë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që rutina ta pushtoje jetën tuaj dhe herë pas here do ndiheni si të mbytur. Mundohuni sa më parë të shtoni dozat e fantazisë sepse në të kundërt keni për të pasur probleme shumë serioze. Ju beqarët nuk duhet kurrë të bëni premtime para se të jeni të sigurt për hapat që do hidhni sepse mund të pendoheni dhe mund të lëndoheni. Në planin financiar gjendja do mbetet e njëjtë. Bëni sa më shumë kujdes që të mundni me shpenzimet. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Këshillohuni sa më parë me mjekët nëse nuk doni të keni probleme më serioze. Në punë do bëni edhe sakrifica vetëm që situata të ndryshoje për mirë. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

Demi

Gjatë kësaj jave do jeni më të ndërgjegjshëm për gjërat që do bëni dhe do mbani përgjegjësi. Për ju që keni një lidhje asnjë planet nuk do ndikojë prandaj çdo gjë do varet prej mënyrës sesi ju do silleni. Mundohuni sa më parë t’i zgjidhni mosmarrëveshjet e mbetura pezull prej kohësh në mënyrë që të ndiheni edhe më të qetë. Ju beqarët do jeni më të privilegjuar dhe do arrini ta gjeni shpejt personin tuaj të ëndrrave. Sektori i financave nuk ka për të pasur probleme sepse në çdo moment do dini mirë si të veproni. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Nuk do keni më as dhimbje koke dhe as dridhje trupi. ë punë mund t’iu dalin herë pas here disa probleme, por nuk duhet ta lëshoni veten. Gjithçka mund të kalohet me durim dhe këmbëngulje.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do i planifikoni gjërat me shumë kujdes dhe do i hidhni hapat pasi të jeni plotësisht të sigurt. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit të Saturnit, jeta juaj do jetë më pozitive se më parë. Do shihni vetëm përpara dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më interesant. Ju beqarët më në fund do merrni frymë lirisht sepse do e gjeni që ditët e para personin që keni ëndërruar prej kohësh. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm. Shfrytëzojeni mundësinë për të bërë investimet e menduara dhe pse jo edhe për të hequr disa para mënjanë. Shëndeti do jetë tejet i paqëndrueshëm. Herë do jeni në formë e herë do keni shqetësime nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë do keni rivalitet shumë të fortë, por me pak kujdes dhe këmbëngulje do dilni të parët.

Gaforrja

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, të kripurat dhe sheqernat. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Luani

Gjatë kësaj jave do i përkushtoheni më tepër jetës tuaj sentimentale për shkak të një konflikti apo një shqetësimi që do ekzistojë. Do ngrini disa pikëpyetje qe nuk do ju lejojë të merrni frymë lirisht. Do keni diskutime goxha të gjata me partnerin dhe do vendosni pikat mbi “i” për disa çështje delikate. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse që ditët e para dhe gjatë gjithë javës do përjetoni emocione të këndshme. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po nuk kryet çmenduri gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi, përkundrazi do jeni energjikë dhe dinamikë. Në punë do keni ide shumë të mira sesi të arrini atje ku keni dëshiruar. Do lodheni e do mundoheni paksa, por rezultatet do ua mbushin zemrën me gëzim.

Virgjëresha

Mungesa e durimit dhe qartësisë do nxitë tensionet gjatë kësaj jave. Mosmarrëveshjet me të gjithë do jenë të herëpashershme. Mundohuni të ndryshoni sjellje. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni gjatë tre ditëve te para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumice, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Financat do jenë të vështira dhe delikate ditët e para. Mos kryeni shpenzime të pamenduara. Gjendja shëndetësore herë do jete e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Në punë duhet patjetër të bashkëpunoni me kolegët sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund.

Peshorja

Edhe sikur ta kishin programuar kjo javë nuk do kishte qenë më ë mirë sesa do jetë. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua ndryshojë projektet dhe do ja dilni në gjithçka. Nëse jeni në një lidhje afatgjate do keni ditë të qeta dhe pa probleme. Në fundjavë do përjetoni më shumë kënaqësi dhe emocione. Ju beqarët do keni njohje të reja, por prej tyre do ketë veçse mundësi për aventura, asgjë më shumë sesa aq. Financat do jenë të trazuara kështu që mirë është të shmangni shpenzimet e tejskajshme edhe për gjëra të domosdoshme. Po ecët me plane nuk do keni vështirësi. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Mund të ndiheni pa fuqi dhe mund të keni edhe ndonjë problem me frymëmarrjen. Në punë herë do keni arritje dhe herë do mërziteni sepse nuk do ja dilni dot mbanë. Mire është që të mos dorëzoheni asnjë çast.

Akrepi

Këtë javë klima do jetë goxha e tendosur për ju dhe shpesh do bëheni nervozë. Shumë here do ju duket sikur nuk do i arrini dot qëllimet dhe kjo do ju stresojë pamasë. Ju të dashuruarit do jetoni në një klimë të qetë dhe pa emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Në shumë momente do ju duket sikur kurrë më gjërat nuk do lulëzojnë. Ju beqarët do jeni më sensualë dhe ka mundësi të kaloni edhe ditë të lumtura. Financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo do ju mërzitë goxha. Me shëndetin duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdeseni për çdo shqetësim para se gjendja të përkeqësohet. Në punë nuk do ua vënë veshin për ato që do kërkoni dhe asgjë nuk do iu ecë si keni dashur.

Shigjetari

Ky javë do jetë shumë problematike për të gjithë në tërësi. Për ju që keni një lidhje do lindin debate e mosmarrëveshje absurde që shumë shpejt mund të çojnë në ndarje. Do bëni mirë të mos e injoroni në asnjë moment atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një takim të veçante me një person të shenjës tuaj dhe shumë shpejt mund të filloni një lidhje të bukur. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime shëndetësore. Në pune merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

Bricjapi

Kjo javë nuk ka për të qenë perfekte. Nuk do jeni shumë të frymëzuar dhe në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Që nga e mërkura mund të shtihet padurimi dhe nervoziteti. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mirë pranë personave të familjes. Për planin financiar do jetë javë e rëndësishme sepse do merrni një trashëgimi të majme falë se cilës do i zgjidhni problemet. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes.

Ujori

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Peshqit

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.


Shtuar 4.10.2021 13:50