Pandemia e madhe botërore e “Covid-19” i ka ndaluar të gjitha aktivitetet sportive në një pjesë të madhe të botës.
Futbollistët po detyrohen që në kushte shtëpie të mos ndalen me ushtrimet e tyre vetëm e vetëm për ta ruajtur formën e tyre.
Njëri nga ta është edhe Eros Grezda i cili luan tek skuadra kroate Osijek.
Grezda nuk është ndalur me përgatitjet e tij dhe duket që e ka ruajtur formën e tij konstante me aktivitetet e tij fizike brenda shtëpisë së tij.
Sulmuesi shqiptar Grezda, kishte 7 paraqitje në këtë sezon për skuadrën e Osijek në Ligën e parë të Kroacisë por nuk ka arritur që ta gjejë ende rrugën e golit atje.