Ditën e sotme aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është martuar zyrtarisht me Mark Frrokun, duke i dhënë fund beqarisë.
Ndërkohë që aktorja vazhdonte me përgaditjet e fundit para ceremonisë, duket se i mungon një njeri shumë i dashur për të, babai i saj.
Ajo ka hedhur një foto të babait të saj në Instagram ku shkruan “më mungon” ndërkohë që ceremonia ishte gati në nisje.
Ndërkohë moderatorja ka ndarë foto nga ceremonia e tyre në kishë, ku shkruan: “Kemi Zotin
dëshmitar…”.
Fustani i saj i nusërisë është më u pazakonti që kemi parë deri më sot, pasi në të veç ngjyrës së bardhë shihet edhe e zeza. Fustanin e bardhë ajo ka vendosur ta thyej në bel me një rrip-korse dhe ka vendosur një palë vëthë vërtet të mëdhenj me gurë të zinj aspak diskretë. /albeu.com/