Këngëtarja shqiptare refuzon Big Brother Vip: 100 ditë pa pagesë? Jo, kam fatura për të paguar (FOTO LAJM)

Kanë mbetur pak ditë nga nisja e Big Brother Vip Albania, dhe zhurma rreth këtij reality show ka nisur ende pa çelur siparin.

Lindita Halimit iu është mes personazheve të njohur që iu është bërë oferta për të qenë pjesë e Big Brother Vip.

Por këngëtarja, e cila është martuar me reperin amerikan, Big D, ka pasur një kërkesë të pazakontë.

Ajo ka vënë si kusht që brenda shtëpisë së BB duhet të futej së bashku me vajzën e saj, Kaimana.

“Isha unë”, shkroi Lindita Halimi krahas një lajmi ku flitej “për pesonazhin plublik që bëri kërkesën e çuditshme për të qenë pjesë e BB”.

Më pas shtoi: “S’mund ta lija kalamonin 100 ditë pa mamin”.

Pyetjes së Alban Ramosaj nëse do jetë pjesë e spektalit, ajo iu përgjigj: “Jo këtë vit! S’mund të qëndroj 100 ditë pa pagesë! Nuk kishte asnjë ofertë pagese, vetëm “shpresën” për të fituar 100.000 euro, dhe unë kam fatura për të paguar …”  /albeu.com/

 


Shtuar 1.10.2021 17:34