Real Madrid ka konfirmuar që kapiteni Sergio Ramos ka pësuar lëndim.
Spanjolli pavarësisht që u aktivizua ndaj Kosovës për disa minuta, ka pësuar lëndim muskulor.
Komunikata e plotë e “Los Blancos“:
Pas testeve të bëra në kapitenin Sergio Ramos, ai u diagnostikua me lëndim muskulor në këmbën e majtë”, shkruhet në komunikatë.
Nuk dihet data kur do rikthehet spanjolli, por do jetë mungesë e madhe për madrilenët duke marrë parasysh se fundi i edicionit është afër.
Parte médico de Sergio Ramos.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 1, 2021