Shënoi golin e fitores në limit, Ronaldo: Erdha këtu për të bërë historinë

Sulmuesi portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo i rikthyer pas 12 vitesh në “Old Trafford” synon të bëjë sërish historinë.

Portugezi realizoi gol në kohën shtesë (90+5) duke i dhënë fitoren “Djajve të Kuq” ndaj Villarrealit.

Pas fitores, Ronaldo foli për BT Sport, ku tha se erdhi për të bërë sërish historinë.

“Çdo gjë është e hapur ne besojmë që do kalojmë tutje”.

“Për këtë arsye u ktheva sepse më mungon klubi, bëra historinë këtu dhe dua ta bëjë sërish”.

“Duhet të falënderoj të gjithë jo vetëm vetën, por skuadrën për të gjitha që po i bën këtë sezon”, nënvizoi ai.

Ronaldo u bë lojtari më me së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve (787) duke tejkaluar Icer Casillas.


Shtuar 30.09.2021 08:51