I riu kanos me thikë nënën në Lushjë, arrestohet nga policia

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Lushnjë pasi ka kanosur me thikë nënën e tij.

“Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 09:05