Zbulohen detaje të reja nga vrasja e policit të krimeve Saimir Hoxha paraditen e sotme në Lezhë.
Mësohet se tre policë kanë qenë në postbllok kur kanë ndaluar një automjet me 3 persona brenda.
Autori i dyshuar, Aldo Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.
Në këtë moment Aldo ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.
Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama ka arritur të largohet.
Mësohet se Aldo Rama ka qenë në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar me 30 doza hashash si person që shpëndante drogë në Lezhë./albeu.com