Policia rrethon shtëpinë, drejt finalizimit operacioni për kapjen e autorit të vrasjes në Lezhë (FOTO LAJM)

Forcat e Policisë janë duke ushtruar kontrolle nga toka dhe ajri për kapjen e 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili vrau mëngjesin e sotëm punonjësin e policisë, Saimir Hoxha.

Policia po ushtron kontrolle me helikopter dhe dron, pasi dyshohet se i riu është fshehur në një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Arma e zjarrit, me të cilin është kryer krimi ende nuk është gjetur dhe dyshohet se autori e ka atë ende me vete.

Sakaq efektivët e policisë kanë rrethuar një shtëpi që mendohet se fshihet momentalisht autori.

Sakaq, vlen të theksohet se policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat dy personat që ndodheshin në mjetin tip “Volksëagen”, ku ishte dhe pasagjer 21-vjeçari Rama.

Ata pritet të japin detaje të reja për ngjarjen, ndërsa uniformat blu kanë vendosur dhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për cilindo që jep detaje dhe të dhëna në lidhje me vendndodhjen e autorit./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 14:19