Një sulm me armë ka ndodhur në Manhattan ku deri tani raportohen 5 të plagosur.
Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.
Ata qëlluan mbi të dyshuarin, një burrë rreth të 30-ve, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, jashte rrezikut per jeten.
Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta. /albeu.com/