Skandaloze! RTSH transmeton muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve (VIDEO)

Mbrëmja e kaluar ka qënë nata e fundit e vitit 2019, natë e cila shqiptarët i gjen pranë familjes e përballë televizorit për të shikuar programet e fundvitit.

Diçka e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në transmetimet e programacionit të Radio Televizionit Shqiptar/

Ndërkohë që në evente dhe ngjarje të tilla të vitit festohet me muzikë dhe aktivitete që kanë tematikë kombëtare, pikërisht në një nga televizionet kryesore të vendit dëgjohet muzikë serbe.

RTSH-ja ka zgjedhur ta nisë vitin me muzikën e popullit që ka kryer masakra ndaj popullsisë së Kosovës për vite me radhë ndërsa pavarësisht kësaj, politika serbe vijon me gjuhën e urrejtjes dhe përjsahtimit të shtetit më të ri në Europë.


Shtuar 1.01.2020 12:40