Villa e mbyll karrierën duke fituar trofe (VIDEO)

Sulmuesi i famshëm spanjoll, David Villa sot e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në karrierë. Por, ndeshja e fundit ka qenë tejet e veçantë pasi që Villës i ka sjellur edhe një titull në karrierë.

Ish-ylli i Barcelonës është bërë kampion në Japoni me skuadrën e Visel Kobes. Në finalen e zhvilluar sot, Kobe arriti fitore me rezultat 2-0.

Villa ishte i lënduar duke mos arritur ta ndihmojë skuadrën nga fillimi.

Por, me lëndim në këmbë, sulmuesi spanjoll është futur në fundin e ndeshjes për të marrë ovacionet e publikut në minutat e fundit si futbollist aktiv.

Villa është pensionuar sot me 15 tituj dhe 440 gola të shënuara në karrierë.


Shtuar 1.01.2020 12:44