Vlerësimi me titullin e lartë nga Macron i Kadaresë, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ishte dekoruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin e lartë, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Me anë të një postimi në facebook, Meta uron që me këtë vlerësim të jetë një fillim i mbarë për afirmimin sipas tij të merituar europian të shqiptarëve

“Vlerësimi i lartë i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, uroj të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë!”, shkruan Meta./albeu.com/


Shtuar 1.01.2020 12:37