Tensionohet edhe më shumë situata në veriun e Kosovës, pas konfliktit për reciprocitetin me targat të vendosur nga Kurti.
Mediat serbe pranë pushtetit në serbi kanë publikuar pamje të disa tankeve, të cilët sipas tyre janë nisur drejt kufirit me Kosovën. Sipas B92 bëhet fjalë për tanke të llojit T-72 MS, në nisura nga baza ushtarake në Rashkë, të cilat janë të dhuruara nga rusia.
“Tanke moderne beteje të ushtrisë serbe rrugës për në Jarinje dhe Bërnjak”, shkruhet krahas fotove.
Ditën e sotme në afërsi të kufirit të kosovës janë parë gjithashtu të fluturojnë avionë dhe helikopterë ushtarakë./albeu.com